Fluks peshuesish në Morinë, mbi 20 mijë persona hyjnë në pikën kufitare në pak orë

Mesi i korrikut ka shënuar një fluks hyrjesh të shqiptarëve të Kosovës në vendin tonë. Mijëra persona kanë hyrë në Shqipëri në fillim të kësaj jave ndërsa destinacioni është bregdeti i Jonit dhe Adriatikut.

Vetëm në orët e para të mëngjesit së të premtes në vendin tonë kanë hyrë rreth 20 mijë shtetas të Kosovës, nga pika kufitare e Morinës.

Fluksi i turistëve është shtuar pas Kurban Bajramit, dhe duke qenë se jemi në prag të fundjavës.

Destinacioni janë plazhet e vendit tonë nga veriu në Jug, ndërsa rritja e çmimeve do të ndikojë në kohëzgjatjen e pushimeve.

“Më parë ka qenë mirë shumë. Kam qenë në Durrës. Do të rrimë nja 5 ditë. Po tashi varet. Se është më ndryshe.”

“Në jug janë pak çmimet e larta.”

“Ndikon se nuk kemi shumë pare.”

Në pikën kufitare të Morinës ne ditët e zakonshme te javës veprohet me procedurë të përshpejtuar për te shmangur krijimin e radhëve të gjata ndërkohë që në fundjave qytetarët mund të kalojnë pa kontrolle në kufi.