Mbytja e 18-vjeçarit, protestë te ministria e Turizmit: Siguri dhe roje në plazhe, ose të ikë ministrja
Nisma Thurje ka bërë thirrje për protestë lidhur me mbytjet në bregdetet shqiptare dhe mungesën e rojeve të plazhit.
Thurja bën me dije se 11 qytetarë janë mbytur nga papërgjegjshmëria e institucioneve, mes të cilëve 4 fëmijë të mitur.
Thurja: 11 qytetarë janë mbytur nga papërgjegjshmëria e institucioneve, mes të cilëve 4 fëmijë të mitur. Ndonëse e kanë detyrim ligjor vendosjen e rojeve të plazhit në distancën 80 m, ligjet që vetë firmosin nuk i zbatojnë. Ne nuk kemi nevojë për heronj 18-vjeçarë që humbasin jetën se në plazhe nuk ka vrojtues.
Sa njerëz duhet të mbyten që institucionet të reagojnë? Në orën 11:00 do të jemi përpara Ministrisë së Turizmit për të kërkuar heqjen e licensave për subjektet që nuk garantojnë siguri, ose të largohet ministrja që këto ditë e ka mendjen të bëj fushatë.
