Ndërtoi pa leje një konstruksion metalik në Radhimë, procedohet penalisht 49-vjeçarja

Është proceduar penalisht në gjendje të lirë një 49-vjeçare në Orikum për ndërtim pa leje.

Sipas policisë, ajo ka ndër ndërtuar një objekt me konstruksion druri, në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen F. M., 49 vjeçe, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt me konstruksion druri, në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.