Tiranë/ Në çantë me 20 kallëpe tritol dhe 2 kapsolla me përcjellës elektrik, arrestohet 51 vjeçari

Është arrestuar një 51 vjeçar në Tiranë.

Arrestimi i 51 vjeçarit me inicialet N. M, banues në Kurbin u bë falë operacionit policor të koduar "Explode", në afërsi të Urës së Gjolës.

"Gjatë kontrollit atij ju gjëtën në çantë 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik", njofton policia.

Mbi 51 vjeçarin rëndojnë  veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të implikuar në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.