Noka: Qeveria duhet të kishte dhënë dorëheqjen, protesta e 7 Korrikut tregoi se është rikthyer opozitarizmi
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se pas skandaleve që kanë ndodhur në vendin tonë, qeveria duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Noka tha se qeveria e Ramës nuk është dorëzuar pasi sipas tij nuk është qeverisje.
Flamur Noka: Në kushtet e një demokracie normale dhe funksionale, çdo qeveri pas këtyre skandaleve duhet të ishte dorëzuar. Në Shqipëri nuk është dorëzuar qeveria Edi Ramës se nuk është qeverisje, ata thjeshtë janë një regjim i instaluar duke blerë votën, duke shantazhuar.
Më tej Noka tha se protesta e 7 Korrikut tregoi se në vendin tonë është rikthyer opozitarizmi. Sipas tij kjo protestë u tregoi shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se në vendin tonë janë pozicionuar qartë opozita e populli në njërin krahë dhe në krahun tjetër qeveria e hajdutëria.
Flamur Noka: Çfarë tregoi protesta e 7 Korrikut?
Asgjë më shumë, por thjesht se është rikthyer opozitarizmin. Ato dhjetëra e mijëra njerëz që vërshuan atë ditë, treguan mllef e revoltë ndaj qeverisë. Të gjithë u bashkuan për t’I thënë qeverisë ik, ke vjedhur mjaft, dhe nuk mundet më që të vjedhësh shqiptarët. Kjo protestë I tregoi jo vetëm shqiptarëve por edhe ndërkombëtarëve se në këtë vend tashmë janë pozicionuar qartë opozita e populli dhe qeveria dhe hajdutët. Unë besoj se ky regjim duhet të marrë leksionin që duhet të marrë. Ky regjim e kjo qeveri duhet të bjerë. Ky ishte një leksion I madh I kësaj proteste. Në rast se ky leksion nuk lexohet skenarët janë të gjithë në fuqi.
Protesta ndër të tjera solli dhe unifikimin e PD. Aty kishte demokratë, figura, personalitete të PD përveç atyre që janë shërbëtorë të Edi Ramës. Basha ka lënë ushtarët e tij për t’I shërbyer regjimit. Enkelejd Alibeaj po bën gjithçka për të dëmtuar PD, është peng I Kapllan pallateve. Protesta tregoi se PD është e unifikuar.
