Vlorë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas konfliktit me prindërit, thyen dy këmbët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2022, 09:45
Rreth orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti në familje me prindërit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës një vajzë e re.
E reja banonte në një pallat tetë katësh në zonën e Ujit të Ftohtë.
Ajo është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, mëson Ora News.
E reja mësohet se ka thyer të dyja këmbët si dhe ka fraktura në trup dhe krah.
"Më datë 15.07.2022, gjatë natës, në lagjen "Uji i Ftohtë", Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së pushimit, një shtetase 17 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve." - njofton policia.
