Kultivonin kanabis në banesën e tyre dhe e shisnin rrugëve të Tiranës, vihen në pranga babë e bir
Babë e bir janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë kultivuar bimë narkotike në banesën e tyre.
Arrestimi I tyre u bë falë operacionit të koduar "House".
Ta arrestuarit janë 52 vjeçari me inicialet B. Q., dhe 23 vjeçari R. Q., (babë e bir). Mbi to rëndon vepra penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në Babrru, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në vazo, si dhe 2 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton policia.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
