Pamje nga operacioni/Dy avionët grekë nisin shuarjen e zjarrit në malin e Çikës

Dy avionë Canader që kanë mbërritur nga Selaniku i Greqisë për të shuar zjarrin në malin e Çikës, kanë nisur nga puna.

Ata janë duke hedhur ujë nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Një avion merr 9 mijë litra ujë dhe sipas prefektit të Vlorës Flamur Mamaj, operacioni do të vijojë edhe ditën e nesërme deri sa zjarri të shuhet totalisht.

Prej katër ditësh mali i Çikës vazhdon të digjet ndërsa flakët kanë zbritur edhe më poshtë duke iu afruar fshatit Dhërmi.