Rama: Nëse Maqedonia e Veriut s’pranon propozimin francez do ndahemi. Negociatat do hapen patjetër këtë vit
Nga Bajpasi i Vlorës, Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ka dalë në në një deklaratë të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama.
Ky i fundit teksa ka folur për hapjen e negociatave tha se Shqipëria do të kërkojë të ndahet nga Maqedonia e Veriut, nëse kjo e fundit nuk do të pranojë propozimin francez, pas heqjes se vetos së Bullgarisë.
Rama me bindje ka thënë se negociatat e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, do të hapen patjetër këtë vit.
Oliver Varhelyi: Natyrisht që ne i kemi sytë e veshët drejt Shkupit. Është gjëja e duhur që të ketë një debat demokrat. Jam i sigurt që ky debat do të jetë përfundimtar dhe do të na japë një vendim të qartë që Maqedonia e Veriut është gati për të ecur përpara me atë që është vënë nga Franca. Jam shpresë plotë që do kemi një përgjigje pozitive, por duhet ta lëmë këtë debat të përfundojë.
Edi Rama: Debati do të vazhdojë në Kuvendin e Maqedonisë. Shpresoj që rezultati të jetë pozitiv. Nëse nuk do të jetë pozitiv ne do të kërkojmë ndarjen e Shqipërisë nga dosja Bullgare-Maqedonase. Ne jemi të bindur se Shqipëria duhet të çelë këtë vit negociatat pa diskutim. Presim fundin e këtij debati dhe pastaj të shohim hapin tjetër. Shpresojmë që Paralamenti ti hapë rrugë propozimit francez. Por kjo nuk është diçka që e vendosim ne.
