Makina del nga rruga në aksin Sarandë-Muzinë, plagosen drejtuesi dhe dy pasagjerët

Tre persona mbetën të plagosur pasditen e sotme në një aksident rrugor në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, në aksin Sarandë-Muzinë, ku shtetasi Dh. R duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi dhe 2 pasagjerët, shtetasit J. P. dhe S. M, të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.