Berisha ofendon Spiropalin, Nikolla ndërpret seancën plenare, e paralajmëron për masë disiplinore

Seanca parlamentare është ndërprerë, pasi kreu i PD-së Sali Berisha, ka përdorur fjalë jo etike ndaj ministres Elisa Spiropalit.

Në fjalën e tij Berisha tha: Salariotët nuk kanë të sosur, ky burri i dha 500 milionë lekë tenderin kuzhinierit të djalit, si puna e Salariotit që i dha Elkit vëllaut të kësaj ministres të Spirobuçit…

Menjëherë pas kësaj ka qenë Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla, e cila i ka ndërprerë fjalën i Berishës dhe njoftoi se seanca plenare do të ndërpritet për t’i dhënë Berishës masë disiplinore për thyerje etike.

Ndërkohë Spiropali u përgjigj duke thënë se Berisha është shembulli se si nuk duhet të flasë dhe të jetë një njeri, një politikan dhe një gjysh.