Varhelyi nga Vlora: Shqipëria është gati për të filluar negociatat për konferencën e parë ndërqeveritare

Nga Bajpasi i Vlorës, Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, është shprehur se Shqipëria është gati për të filluar negocitata me BE.

Sipas tij vendi ynë ka bërë çdo gjë për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Komisioneri ka inkurajuar Shqipërinë që të bëjë më shumë punë në lidhje me reformat. 

Oliver Varhelyi: Kjo është pjesë e korridorit tanë dhe jam shumë krenar për partnerët tanë. Kjo tregon se sa e rëndësishme është që ne të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Kjo rrugë nuk është bërë për ne, por për të mirën e përbashkët të qytetarëve shqiptarë e europian. Kjo do të thotë se ne duhet të përshpejtojmë punën, atë po bëhet. Duhet të tregojmë edhe më shumë rezultatet për shumë projekte, Natyrisht që kjo shkon në mënyrë paralel me reformat. Inkurajoj Shqipërinë të përshpejtoj punën edhe në këtë fushë. Kemi parë që Shqipëria ka bërë shumë. Shqipëria është gati për të filluar negociatat për konferencën ndërqeveritare. Shqipëria ka bërë çdo gjë për të arritur te Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe për këtë arsye  unë jam shpresë plot që së shpejti do të kemi lajme shumë të mira, ndoshta javën e ardhshme.