Boom infeksionesh nga Covid, 1502 raste të reja në 24 orë, 31 pacientë në spital

Vijon numri i lartë i infeksioneve e Covid, ku vetëm në 24 orët e fundit janë identifikuar 1502 raste të reja pozitive në 3211 testime të kryera. Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Rastet e reja janë në këto bashki:

614 në Tiranë, 110 në Durrës, 82 në Fier, 77 në Shkodër, 59 në Vlorë, 46 në Lushnje, 42 në Sarandë, 33 në Lezhë, 31 në Kamëz, 29 në Gjirokastër, 27 në Berat, 25 në Vorë, nga 23 qytetarë në Divjakë, Korçë, Elbasan, 19 në Kavajë, nga 17 qytetarë në Krujë, Dimal, 13 në Mallakastër, 12 në Tepelenë, 11 në Peqin, nga 10 qytetarë në Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Himarë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Dibër, Maliq, Belsh, nga 8 qytetarë në Kurbin, Shijak, Kuçovë, nga 7 qytetarë në Mat, Devoll, Kolonjë, nga 6 qytetarë në Pukë, Bulqizë, nga 4 qytetarë në Kukës, Selenicë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Pogradec, Skrapar, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Poliçan, nga 1 qytetar në Mirditë, Rrogozhinë, Delvinë, Libohovë, Përmet, Cerrik. 

Janë 7,888 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë.

Janë shëruar 677 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 281,051 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Korrik 2022)

Raste të reja ditore          1502

Të shëruar në 24 orë        677

Të shtruar në spitale            31

Humbje jete në 24 orë         0

Testime ditore                   3211

 

Testime totale               1,875,939

Raste pozitive                  292,456

Raste të shëruara           281,051

Raste Aktive                         7,888

Humbje jete                          3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             4,839

Durrës                          633

Fier                                                  599

Vlorë                                399

Shkodër                                    273

Elbasan                      262

Berat                                             256

Gjirokastër                           196

Lezhë                              157

Korçë                              132

Dibër                                97

Kukës                                45