"Shqipëria është gati", Varhelyi: Jam shpresëplot se javën e ardhshme do kemi lajmin e mirë për negociatat me BE

Komisioneri europian për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Várhelyi, përsëriti edhe njëherë se Shqipëria është gati për të filluar negociatat me BE.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të vijojë edhe nesër diskutimet për propozimin francez, por komisioneri u shpreh optimist se javën e ardhshme do të kemi një lajm të mirë në këtë drejtim.

Várhelyi: Është bërë një punë vërtet shumë e madhe. Shqipëria është gati për të filluar negociatat me konferencën e parë ndërqeveriare dhe nuk ka dyshim, nuk ka pikëpyetje asgjëkundi që Shqipëria  ka bërë çdo gjë që ishe e nevojshme për të arritur te konferenca e parë ndërqeveritare dhe për këtë arsye unë jam shpresëplot që në ditët e pakta në vijim ne do të kemi lajmin e mirë dhe që java e ardhshme do të jetë ajo javë për të cilën ne kemi aq kohë që presim