Balliu: Paguajmë 80 mijë euro në ditë për incineratorët, Rama dhe Veliaj duhen arrestuar
Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se çështja e incineratorëve është faktuar se incineratorët janë afera e shekullit.
Sipas tij, është parë se nuk janë kursyer as të vdekurit dhe janë përdorur kompani të pafundme ku kalojnë shifrat deri në 30 milionë euro.
Balliu shtoi se në krye të kësaj skeme qëndrojnë Edi Rama dhe Erion Veliaj, duke i bërë thirrje drejtësisë që t’i hetojë ata.
Balliu: Çështja e incineratorëve, sidomos nga denoncimet e ardhura nga zonja Kryemadhi, nga shoqëria civile, PD dhe shumë qytetarë kanë faktuar se incineratorët janë afera e shekullit. Kemi parë se nuk janë kursyer as të vdekurit dhe janë përdorur kompani të pafundme ku kalojnë shifrat deri në 30 milionë euro dhe të gjitha këto para që shkojnë në xhepin e qeveritarëve. Askush nuk ka pushtet për ta bërë këtë gjë përpos Ramës dhe Veliaj, madje Veliaj është një ndër arkitektët e kësaj afera.
Pasi dalin të gjitha këto fakte dhe prova, populli më i varfër i Evropës vazhdon dhe paguan 80 mijë euro në ditë për incineratorët. në vend që të ndalohej dhe të arrestoheshin Rama dhe Veliaj, paguhen 80 mijë dollarë në ditë për tu vjedhur. Drejtësia dhe SPAK, nuk po bën asnjë lëvizje, paratë vazhdojnë, ministrat, Rama dhe Veliaj dalin e mbrojnë publikisht. E gjithë skema është e Edi Ramës, askush nuk ka fuqi të veprojë përtej tij.

