Ndodh edhe kjo: Majmuni kap me shpulla punonjësit e bashkisë në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2022, 18:38
Mëngjesin e sotëm një telefonatë ka alarmuar punonjësit e Policisë Bashkiake Sarandë dhe stafin e bashkisë së këtij qyteti.
Sipas Saranda Web, një telefonues ka raportuar se në zonën e Fushës së Patates kishte parë një ari.
Menjëherë policët bashkiakë dhe stafi i bashkisë ka organizuar operacionin për neutralizimin e ariut.
Por pasi kanë mbërritur në zonën e Fushës së Patates, punonjësit e Bashkisë Sarandë kanë vënë re se nuk kishin të bënin me një ari, por me një majmun.
Punonjësit e bashkisë janë afruar duke e rrethuar majmunin me qëllim për të kapur, por janë përballur me një situatë të pakëndshme, pasi majmuni u ka gjuajtur me shpulla punonjësit e bashkisë, disa prej të cilëve kanë marrë edhe gërvishtje në fytyrë.

