Thyen bojkotin/Avokatët shfrytëzojnë ligjin për ti shpëtuar Disiplinës, kërkojnë kohë për njohjen me akuzën
Avokatët që thyen bojkotin dhe që u përballën këtë të mërkurë me Komitetin e Disiplinës, kanë shfrytëzuar kuadrin ligjor për të shtyrë në kohë mbrojtjen e tyre me pretendimin se u duhet kohë për tu njohur me akuzat.
Ndaj një avokati nga Fieri u mor masë disiplinore pezullim 3 mujor të licencës, 11 kërkuan kohë dhe për 3 të tjerë u rrëzuan kërkesat për masë disiplinore.
Mbledhja e cila nisi në 14:30 zgjati deri vonë në mbrëmje dhe u shoqërua me debate. 15 avokatë u referuabn nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë për shkelje të bojkotit.
Mes diskutimeve dhe debateve u mor vendimi për pezullimin me afat 3 mujor të avokatit Nexhip Dauti, pjesë e dhomës së Fierit.
Ai është një nga avokatët që ka shkelur vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për bojkotimin e masave të sigurisë dhe seancave të përgjithshme gjyqësore.
Mbledhja e radhës e Komitetit të Disiplinës u la më datë 22 korrik.
