Dibër/ Goditi punonjësin e policisë, arrestohet 39-vjeçari

Është arrestuar një 39-vjeçar i cili goditi, për shkak të detyrës, punonjësin e policisë.

“Ndalimi i tij u bë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë i angazhuar për kontrollin e territorit, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike”, njofton policia.

I arrestuari është shtetasi  A. V., 39 vjeç, banues në fshatin Kllobçisht, Dibër.

Mbi të rëndon vepra penale “Goditje për shkak të detyrës”.