Kushi padit Vokshin: Dua ta shfrytëzoj seancën për ti bërë apel deputetëve të jenë të vërtetë
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka ngritur padi për shpifje ndaj deputetes së PD Albana Vokshi.
“E kam ngritur këtë padi për shpifje ndaj deputetes Albana Vokshi sepse unë besoj fort në disa vlera dhe disa parime që unë vet I kam respektuar që nga dita e parë që kam hyrë në politikë”, u shpreh Kushi.
Evis Kushi: E kam ngritur këtë padi për shpifje ndaj deputetes Albana Vokshi sepse unë besoj fort në disa vlera dhe disa parime që unë vet I kam respektuar që nga dita e parë që kam hyrë në politikë. Dhe këto parime janë një politikë e drejtë, një politikë e ndershme, me të vërteta pa shpifje dhe pa akuza, pa fakte. Dua ta shfrytëzoj këtë seancë për ti bërë apel jo vetëm deputetes Albana Vokshi por dhe të gjithë deputetëve të tjerë politikan që të jemi të gjithë të vërtetë dhe të kemi një politikë të nbdërshme një politikë me vlera.
