“Tentoi që unë të tërhiqja deklaratat e mia”, Vokshi për Kushin: Do të na mbyll gojën për të mos bërë denoncime
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është paditur nga ministrja e Arsimit Evis Kushi për shpifje lidhur me pretendimet mbi tezat e maturës shtetërore.
Kushi kërkoi që ti jepet fund politikbërjes për shpifjeve dhe përbaltjes.
Evis Kushi: Dua ta shfrytëzoj këtë seancë për ti bërë apel jo vetëm deputetes Albana Vokshi por dhe të gjithë deputetëve të tjerë politikan që të jemi të gjithë të vërtetë dhe të kemi një politikë të ndershme një politikë me vlera.
Pas kësaj deklarate, edhe deputetja demokrate bëri një sërë akuzash ndaj kryeministrit Rama si edhe ministres Kushi.
Vokshi tha se nuk mund të pajtohej me Evis Kushin apo Edi Ramën, të cilët sipas saj po keqtrajtrojnë mësuesit dhe nxënësit në Shqipëri.
Albana Vokshi: Si mundem unë të pajtohem me ministren Kushi kur ajo është përgjegjëse që ajo e ka degraduar sistemin arsimor në celulë të Partisë Socialiste. A mundem unë të pajtohem me Kushin dhe Ramën që mbajnë përgjegjësi që 208 mijë nxënës e student janë larguar nga sistemi arsimor në 8 vitet e fundit. Nëse qeveria është armik i të rinjve, i dijes, i arsimit cilësor ne si opozit do të vijojmë të jemi në krah të nxënësve, prindërve studentëve.
Albana Vokshi deklaroi se opozita do të jetë përherë në krah të tyre.
Albana Vokshi: Ne si opozitë do të vazhdojmë të jemi përkrah tyre.
Deklaratat e tyre u bënë pak minuta para nisjes së seancës së parë gjyqësore ku Albana Vokshi është paditur për shpifje në Spak nga ministrja e Arsimit Evis Kushi.
