"Armë zjarri, silenaciatorë, radio policie..." kthyen dy banesat në depo armësh, arrestohet çifti në Tiranë
Një tjetër bazë me armë zjarri, silenciator, radio policie dhe maska është zbuluar nga policia e Tiranës e cila ka vënë në pranga dy të rinju. Kristian Gjini me origjinë nga Laci kishte marrë me qira 2 ambjente ku në njërën banonte ndërsa tjetrën e kishte kthyer ne depo armësh dhe municionesh.
Një tjeter bazë armësh muncioni është zbuluar në kryeqytet ku policia ka vënë në pranga dy të rinj.
Sipas Burimeve efektivet e policisë kanë pasur informacioni për një automjet që qarkullon me armë zjarri në pronësi të 25 vjecarit Kristian Gjini.
Ndjekia policore ka vijuar për disa minuta e ndërsa është berë ndalimi i tij tek bulevardi Gjergj Fishta. Gjatë kontrollit të riut i është gjetur një armë zjarri për të cilën e mbatë në brez.
Kristian Gjini kishte marrë me qera dy ambiente në një kompleks rezidencial në zonën e Saukut. Në ambietin që kishte për qëndrimin e tij dhe ne nje ambient tjeter te marra po me qera nga Kristjani jetonte e dashura e tij Franceska.
Policia gjeti e sekuestori ne te dy ambientetet 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete që përdoreshin nga 25 vjecari i arrestuar.
Armët e gjetura zjarri janë dërguar në laboratorin e baliatikës për tu përcaktuar nësë janë përdorur në ndonjë ngjarjë kriminale.Vetëm në 1 muaj policia e shteitit zbuloi 3 baza armatimi në Tiranë.
Nga fillimi i vitit vetëm në kryeqytet janë arrestuar të paktën 100 persona të cilët lëviznin me armë zjarri pa leje.




