PS “rrëzoi” Metën për Butrintin, Guri: Nesër protestë, këta po tentojnë të marrin çdo gjë të vyer Shqipërisë

Argumentet ligjorë të institucionit të Presidentit se dhënia me koncesion e Parkut Kombëtar të Butrintit është në shkelje të Kushtetutës nuk e kanë bindur mazhorancën socialiste për t’u tërhequr nga marrëveshja.

Në lidhje me këtë ambientalisti Sazan Guri, në një intervistë për Ora News, është shprehur se nëse marrëveshja do të zbatohet, Fondacioni amerikan-shqiptar ka të tagër ekskluziv për ta bërë Butrintin pjesë të veten.

Sazan Guri: Shija e parë është një shije bashkëpunimi në bllok të Komisionit Parlamentar së bashku me vendimet e qeverisë sepse ne ishim pjesë e dëgjesës me konsulencës me presidencën.

Fondacioni ka tagër të qetë, ekskluziv për ta bërë Butrintin pjesë të veten. Nuk është një pjesë e Butrintit por pothuajse gjithë Butrinti.

Ai tha se qeveria ka  gabuar rëndë në 5 ligje, ndërsa tregoi se çfarë përfiton Fondacioni nga zbatimi i marrëveshjes me shtetin shqiptar.

Sazan Guri: Boll shteti  fqinj i ka grabitur 17 mijë kilometra katror këitj vendi, 100 vjet më para. Dhe tani  yë grabisësh dhe pjesën që është zemra, siç është Butrinti, Durrësi, Bylysi, Apollonia. Këta po tentojnë të marrin çdo gjë që është e vyer në Shqipëri dhe ça ingelet Shqipërisë? Këta kanë gabuar rëndë në 5-6 ligje. Këta janë duke bërë një krim. Fondacionit taksa paguesi shqiptar i jep 5 mln dollarë  për të rregulluar infrastrukturën që ai ta ketë gati. Fondacioni  ka të  drejtë që kur i ndodh një lloj fatkeqësie madhore e paguan taksa paguesi shqiptar. Fondacionit të gjitha të ardhurat i kalojnë për vete. KLSH nuk ka të drejtë të kontrollojë fondacione të tilla.

Po ashtu ai ka njoftuar se nesër do të ketë protestë përballë fondacionit, ndërsa paralajmëroi se çështjen do ta dërgojnë deri në Gjykatën Kushtetuese.

Sazan Guri: Nesër në orën 10 do jemi përballë fondacionit për protestë, për t’I thënë që larg duart nga Butrinti. Më datë 21 Korrik, me të dalë ligji nga parlamenti, na lind e drejta që këta kanë gabuar rëndë që t’I hedhim në gjykatë kushtetuese. Menjëherë një orë më pas ne shkojmë në Gjykatën e të drejtave  të njeriut që prek dhe UNESCO-në.