Delegacionet ushtarake të Turqisë, Rusisë dhe Ukrainës do të takohen me OKB-në për eksportet e grurit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2022, 16:40
Delegacionet ushtarake nga Turqia, Rusia dhe Ukraina do të takohen me një delegacion të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar nesër eksportin e sigurt të grurit ukrainas, sipas ministrit turk të Mbrojtjes Hulusi Akar.
“Delegacionet ushtarake nga Turqia, Rusia dhe Ukraina dhe një delegacion Të Kombeve të Bashkuara do të zhvillojnë bisedime në Stamboll nesër në lidhje me eksportin e sigurt të grurit që presin në portet e Ukrainës në tregjet ndërkombëtare nëpërmjet rrugës detare”, tha ai.
