Inerte mbi tokën bujqësore, qytetari denoncon Bashkinë e Kurbinit: E kthyen në landfill
Një banor akuzon bashkinë e Kurbinit se i ka kthyer tokën bujqësore në një landfill për hedhjen e interteve të pallateve të dëmtuara nga tërmeti I 26 Nëntorit 2019 dhe nuk e ka kompensuar për dëmin e shkaktuar.
Kur Andon Meta nga fshati Laç i Kurbinit, u kthye nga emigracioni, rreth dy vite më parë e gjeti tokën bujqësore të tij të mbuluar nga inertet.
Në parcelën të cilen e ka përfituar me ligjin 7501, prej tre vitesh hidhen mbetjet e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të
"Këto mbeturina janë hedhur që në dhjetor-janar të 2019. Pas tërmetit, kur janë bërë kontratat e bashkisë janë hedhur këto mbeturina këtu," tha ai.
Me dokumentacion të rregullt, thotë se i është drejtuar institicioneve.
Kërkoi dëmshpërthim, por zgjidhje nuk ka marrë.
"Jam drejtuar disa herë dhe nuk kam gjetur asnjë zgjidhje. Më kanë pritur me mospërfillje, përgjigje zyrtare asnjëherë. I kam kërkuar se janë marrë paratë nga shteti, por i kanë marrë ato që s'u ka takuar," tha ai.
Kurbini ishte një ndër zonat më të prekura nga termeti i nëntorit të vitit 2019-të dhe si zgjidhje bashkia gjeti mënyren më të thjeshtë.
Inertet e pallateve të shembura u hodhën në tokat bujqësore në periferi të qytetit.