"I vetmi që...", politikani fut në sherr Don Xhonin me ish-të dashurën ruse, shpërthen në ofendime ndaj reperit

Një postim në rrjetet sociale i ish-deputetit Gani Geci ka ndezur gjakrat mes reperit të njohur Don Xhoni dhe ish-të dashurës së tij ruse, Ariana Lirey.

Politikani  Geci ndërsa kishte shpërndarë një foto me reperin nga Drenica, kishte shkruar me humor se ai ‘është i vetmi njeri që e ka mundur Rusinë’.

Por nisur edhe nga situata mes Rusisë dhe Ukrainës, duket se kjo nuk i ka pëlqyer aspak modeles ruse, e cila ka shpërthyer në ofendime ndaj reperit.

Ajo ka publikuar një story të lajmit, ku ka shkruar: “Rusia nuk mposhtet”duke etiketuar reperin “p*ssy boy”.