Vlora "përtej" Lungomares/ Lagjet e qytetit pa anjë investim, s’ka rrugë

Në lagjen Kushtrim në Vlorë nuk është bërë asnjë investim. Banorët ankohen për mungesën e vëmendjes së institucioneve ndërsa problematika kryesore është rruga dhe kanalizimet e ujrave të zeza.

Rrugë të pashtruara, pluhur dhe mungesë trotuaresh, kjo është pamja që të ofron lagjia Kushtrimi në Vlorë.

Të shqetësuar banorët thonë se situate po përkeqësohet çdo ditë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Nuk ka ndryshuar fare për 20 vite. Jemi ankuar disa herë dhe na thonë se do ti ndryshojnë por asgjë," thotë një qytetare.

Edhe pse ndodhet pa metra larg bashkisë së Vlorës, kjo zonë është lënë tërësisht në harresë.

"Nuk ka pasur asnjë lloj reagimi," tha ai.

Vera është e mbushur me pluhur, e dimri me përmbytje rrugësh.

"Këtu jemi në një zonë që herë pas here në muajin korrik, shtator dhe mars ka përmbytje të vazhdueshme," tha ai.

Dy vite më parë, si rrjedhoje e një ndërtimi të zhvilluar në zonë, kanalizimet e ujrave të zeza si dhe konektori kryesor i tyre është bllokuar, çka ka krijuar një tjetër shqetësim për banorët.

Vlora "përtej" Lungomares/ Lagjet e qytetit pa anjë