Real Madrid, Valverde dyshon se e kanë droguar për ta grabitur
Kampion Europe por për disa momente viktimë e thjeshtë e krimit. Federico Valverde, i cili ndodhej në Ibiza me gazetaren dhe të fejuarën Mina Bonino ka rënë pre e grabitësve edhe pse shumë detaje mbeten për t’u sqaruar.
Atyre u janë vjedhur 10 mijë euro dhe dy ora të shtrenjta por edhe shumë bizhuteri të gazetares. Dyshimet më të mëdha bien mbi shefin e kuzhinës që gatoi për çiftin, madje ata dyshojnë se janë droguar. Gazetarja shkruan:
“Kur mbërritëm ai ishte në shtëpi. Pasi na gatoi, mëngjesin pasardhës nuk arrija të ngrihesha nga shtrati. Ndihesha shumë keq dhe vura re që valixhet ishin të hapura. Mendoj se kam qenë në efektin e drogës”.

Më pas Valverde dhe e fejuara e tij iu nënshtruan testeve të gjakut për të vërtetuar nëse u është injektuar drogë edhe pse rezultati ka dalë negativ. Gjithsesi, kuzhinieri i dyshuar është pushuar nga puna.
