Sterling te Chelsea, 5 sezone “blu” dhe lojtari i tretë më i paguar i Premier League
Nesër vizitat mjekësore fillimisht dhe më pas zyrtarizimi por tashmë është e mbyllur, Raheem Sterling është goditja e parë e Chelseat amerikan. Sulmuesi i Manchester City u transferua në “Stamford Bridge” për 56 milionë euro pas këmbënguljes së gjatë të Tomas Tuchel, ndërsa do të bashkohet me skuadrën në SHBA gjatë ditëve të ardhshme.
Lojtari i lindur në Xhamajkë që te Manchester City paguhej 10 mln. Pound në sezon, do të arkëtojë pothuajse dyfishin në “Stamford Bridge” për t’u bërë lojtari i tretë më i paguar në Premier League.
Sterling lë skuadrën e Manchester City dhe trajnerin Pep Guardiola për t’u vendosur në qëndër të projektit të Chelseat pasi gjatë sezonit të fundit ai nuk konsiderohej më titullar, ndërsa në skuadrën e Tuchel i garantohet një gjë e tillë. Kontrata është 5-vjeçare me opsion edhe për 1 sezon shtesë.
