Vllaznia, Jonuzi e feston 26-vjetorin e lindjes me skuadrën dhe...Bujar Qamilin (Video)
Ditëlindje e veçantë për mesfushorin kuksian të Vllaznisë, Fjoart Jonuzi i cili ndodhet me skuadrën në Austri për fazën përgatitore në prag të ndeshjes se 21 korrikut kundër Universitatea Craiova-s.
Në ditën e dhjetë stervitore në kompleksin malor pranë Vjenës, Jonuzi që sot mbush 26 vjeç bëri paradën në tunelin kuqeblu përpara seancës stërvitore por nuk përfundoi me kaq.
Gjatë rrugës së kthimit për në hotel, shokët e skuadrës e shkodranizuan mesfushorin duke i kënduar bashkë me tingujt e këngës së Bujar Qamilit.
Atmosferë festive edhe në autobus që klubi ka dashur ta ndajë me të gjjithë në një ditë festive për të gjithë shqiptarët. Jonuzi është një nga pikat kyçe të formacionit të Mirel Josës pasi ai luan prej dy sezonesh me fanellën e Vllaznisë.
