Wimbledon, Djokovic fiton kurorën e 7 të turneut më të vjetër

Në fund triumfon përherë ai, Novak Djokovic. Nuk ka surpriza në finalen e grand slam-it të katërt sezonal Ku tenisti serb e nisi në disavantazh 6-4 por më pas rikuperoi tre sete ndaj australianit nervoz Nick Kyrgios. 

3 orë e 1 minutë zgjati finalja e meshkujve në "Central Court" ku Nole e bëri diferencen ë fundin e setit të tretë teksa fitoi një lojë me topat e Kyrgios edhe pse ishte në disavantazh 0-40.

Wimbledon, Djokovic fiton kurorën e 7 të turneut më të

Sukses i merituar për numrin 1 të botës që vendos në muze trofeun e 7 të ëimbledon, grand slami i parë sezonal për të pas dy të fituarve nga Nadal që kryeson me 22 kundrejt 21 të serbit.

2 milionë pound arkëton Djokovic nga ky sukses në vitin ku u caktua edhe shuma rekord për atë që ia del deri në fund dhe numri 1 i botës duhet të kënaqet me kaq pasi në US Open do të mungojë për shkak të faktit që nuk pranon të bëjë vaksinën kundër COVID-19.