Lautaro porosit makinën Lamborghini të personalizuar vetëm për “demin”

Një dem për demin. Nuk mund veçse të ishte një makinë Lamborghini makina e personalizuar për Lautaro Martinez.

Interisti ishte i ftuar special në shtëpinë e podhimit të makinës luksoze për të dhënë porositë e veçanta në stabilimentin “Sant’Agata Bolognese” për të konfiguruar makinën që e ka quajtur “Urus”.

Makina shkon nga 0 deri në 100 km/h në vetëm 3.6 sekonda dhe shpejtësia maksimale që mund të arrijë është 305 km/h. Sulmuesi argjentinas do të paguajë 227.000 euro për ta blerë ekzemplarin Lamborghini Urus “Toro”.