Ronaldo përfitoi bonus edhe në javën e “divorcit” me Manchester United

Përfitoi bonusin automatik dhe më pas njoftoi klubin se nuk dëshironte të vazhdonte të luante në sezonin e ardhshëm me ta. Shtypi britanik zbulon një detaj interesant në lidhje me Cristiano Ronaldon, në llogarinë e të cilit u shtua një bonus qindra-mijëra pound që u derdh menjëherë në fillim të korrikut.

Bonusi mbi pagën e portugezit është automatik dhe duhet të kalojë ashtu siç ndodhi por vetëm pak orë më pas, CR7 njoftoi klubin se nuk dëshironte të vazhdonte me fanellën e kuqe dhe trajneri Ten Hag vendosi ta linte jashtë listës së turneut aziatik.

Faktet janë që numri 7 e ka përfituar bonusin por sot nuk është me lojtar i Manchester United, të paktën praktikisht edhe pse teorikisht ka një vit tjetër në kontratë me “Red Devils”.  Nëse Ronaldo do ta kishte bërë kerkesën e largimit përpara datës 1 korrik, atëherë edhe bonusi nuk do të aktivizohej por ajo shumë është në llogarinë e tij tashmë.