Michael Ballack në shoqërinë e modeles 24 vite më të re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2022, 00:05

Michael Ballack gjen pak lumturi në jetën e tij rreth një vit pas vdekjes tragjike të djalit. Ish-mesfushori gjerman ka nisur të shoqërohet me një 21-vjeçare, modelen Sophia Schneiderhan, 24 vite më e vogël se ish-lojtari i Chelseat dhe Bayernit të Mynihut.

Ballack është parë në Ibiza me bukuroshen edhe pse asnjëri prej tyre nuk e pranon se ka nisur një histori.

Ballack dhe Sophia kanë shijuar një drekë në restorantin “El Chiringuito” me vlerë rreth 200 pound dhe më pas u akomoduan në një nga plazhet e qytetit.
Vetëm një vit më parë, jeta e Ballack ndryshoi pas vdekjes së djalit të tij 18-vjeçar në një aksident.
