Vjedhja e vilës së Verrattit, banda e shqiptarëve u pikas nga bashkëshortja e mesfushorit (VIDEO)

Janë dy vëllezër shqiptarë koka drejtuese e bandës së hajdutëve që u kapën pasi vodhën shtëpinë e ish-sulmuesit brazilian Ronaldo, i cili ia kishte dorëzuar Marco Verrarit për të kaluar disa ditë pushime me familjen e tij në Ibiza.

Vjedhja e vilës së Verrattit, banda e shqiptarëve u pikas nga

Mediat spanjolle zbulojnë detaje shumë interesante në lidhje me vjedhjen spektkolare ku familjes Verratti iu zhdukën brenda pak minutave bizhuteri dhe para me vlerë 3 milionë euro.

Vjedhja e vilës së Verrattit, banda e shqiptarëve u pikas nga

Banda shënjestronte vilat luksoze dhe ditën 26 qershorit e pati radhën mesfushori italian i PSG.

Gjatë orëve të fundit, policia ka publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së vjedhjes në Ibiza që bëri bujë të madhe por që u zgjidh si çështje brenda pak orëve me arrestimin e anëtarëve të bandës në portin e Albacetes dhe Malaga.

Përpara se të hynin në banesë ata pritën për momentin e duhur ndërsa vjedhjen e kryen në një moment që Verratti dhe miqtë e tij bashkë me familjen ishin zhvendosur në oborr duke festuar me barbekju.

Sipas mediave iberike, ishte bashkëshortja e futbollistit, Jesica Aidi e cila dëgjoi zhurma dhe pa të largohej një prej “skifterëve”. Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe nën hundën e rojeve të sigurisë që ishin plot 4 por nuk arritën të ndalonin hajdutët.

Pasi ndaloi një shqiptar dhe një spanjoll në portin e Alicantes, policia sekuestroi në bagazhin e makinës së tyre sendet e çmuara mes të cilave një orë Rolex me vlerë 62.000 euro dhe një orë tjetër me diamante dhe me vlerë deri në 400.000 euro.

“Skifterët” shqiptarë në Spanjë janë kthyer në një problem të madh për policinë iberike që bën me dije se banda ishte nën përgjim prej kohësh ndërsa një pjesë e anëtarëve e kanë bazën e tyre në Shqipëri.