Gatusso tymos në stërvitje dhe krijon një tymnajë të madhe në Valencia

Të tymosësh që në daljen e parë ndoshta është normale por jo kur bëhet fjalë për një takim që lidhet me të ardhmen në një pankinë prestigjoze. Rino Gatusso nuk arrin t’i evitojë polemikat as në Spanjë dhe madje as në ditën e parë të stërvitjes me Valencian që i ka besuar stolin e projektit të ringritjes.

Ish-mesfushori italian i njohur për karakterin e veçantë dhe gjaknxehtësinë, është filmuar duke tymosur një cigare elektronike dhe ky veprim nuk u ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit valencian.

Shikojeni për ta besuar;