Barcelona-Chelsea, 4 lojtarë do të ndryshojnë destinacion

Barcelona-Chelsea, 4 lojtarë do të ndryshojnë destinacion
Do të ketë një aks të rëndësishëm Barcelonë-Londër në merkaton e kësaj vere. Presidenti i Chelseat, Boehly dhe ai i Barcelonës, Laporta po diskutojnë detajet e këmbimit të 4 lojtarëve.

Alonso dhe Azpilicueta janë gati të bashkohen me skuadrën e Xavit në “Camp Nou” në këmbim të dy holandezëve, Depay dhe Dest të cilët kanë ndezur dritën jeshile për transferimin në “Stamford Bridge”.

Marrëveshje e thjeshtë si në kohët përpara shpikjes së parasë, “më jep të të jap” dhe asnjë euro e shpënzuar nga të dy drejtuesit e lartë të klubeve.