Jurgen Klopp “thumbon” Manchester United nga Tajlanda

Jurgen Klopp i pakopjueshëm, i papërsëritshëm dhe jo vetëm në atë që bën në fushën e lojës por edhe jashtë saj në marrëdhëniet që ka me njerëzit, gazetarët.

Trajneri i Liverpool, menjëherë pasi mbërriti në Tajlandë për turneun aziatik, doli përpara gazetarëve të pranishëm për të folur për eksperiencën në Azinë juglindore, ku vetëm pak orë më parë mbërriti edhe skuadra rivale e Manchester United. Derbi i Anglisë zhvendoset në vendin e largët aziatik ku Klopp me humor e nisi konferencën duke thënë:

“Faleminderit shumë për mikpritjen por para të gjithash kam një pyetje për ju. Dje, ju keni dhuruar të njëjtën pritje lojtarëve të Manchester United?”.

Reagim që i kapi të papërgatitur gazetarët por krijoi humor edhe në panelin kruesor ku Klopp shoqërohej nga Henderson dhe Milner.