(VIDEO) Hulku nuk bëhet jeshil nga “kura” ekstreme në vaskën me akull

Ka nofkën më të çuditshme ndër brazilianët që kanë bërë emër në Europë por mesa duket është tërësisht e goditur për shkak të aftësive fizike të jashtëzakonshme që ai ka.

Hulk-u, personazhi i famshëm i filmave të gjigandit hollivudian “Marvel” ekziston edhe në futboll. Ish-mesfushori i Selecaos me një fizik të krahasueshëm me “binjakun” e tij amerikan, ka nje mëtodë të tijën origjinale për të rikuperuar energjitë.

Ai provon një vaskë të mbushur me akull në një ambjent të nxehtë dhe nuk bëhet aspak jeshil si personazhi televiziv. “Përqëndrohu, shëtitja është e gjatë”, shkruan sulmuesi i Atletico Mineiros i cili në të shkuarën ka vendosur një tjetër rekord si i vetmi brazilian i futbollit që është martuar me mbesën e bashkëshortes dhe madje me të ka lindur edhe fëmijë.