Dinamo emëroin Nevil Deden dhe rikthen stemën e vjetër

Trajner i ri dhe një stemë e vjetër. Dinamo rikthehet në identitet dhe në korsinë e projektit që nisi një sezon më parë por në Kategorinë e Parë. Klubi kryeqytetas prezanton trajnerin Nevil Dede në krye të stolit. Tekniku kryeqytetas do të drejtojë blutë në sezonin e ri me objektivin e qartë, rikthimin e skuadrës në Kategorinë Superiore.

Njoftimi i klubit:

“Futboll Club Dinamo njofton nënshkrimin e kontratës me trajnerin Nevil Dede.
Tekniku 47-vjeçar do të drejtojë projektin Dinamovit drejt rikthimit në elitën e futbollit.

Gjate ditës së sotme Presidenti i FC Dinamo, z.Adrian Bardhi dhe trajneri Dede, kanë nënshkruar kontratën që e bën teknikun pjesë të klubit blu për sezonin e ri.

Ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi vjen tek Dinamo mbas një sezoni të suksesshëm, ku drejtoi skuadrën e Erzenit drejt rikthimit historik në Kategorinë Superiore”.