“Lewandowski”, Barcelona bën ofertën e katërt për Bayern-in

Sulmi final dhe ndoshta i fundit për Robert Lewandowski-n, në të kundër Barcelona mund të kërkojë për një qëndërsulmues tjetër. Klubi katalanas ka bërë ofertën e katërt në adresë të Bayern Munich. Presidenti Joan Laporta ka dhënë një intervistë duke theksuar se pret një përgjigje pozitive nga Barcelona.

“Ne kemi bërë një ofertë për lojtarin dhe po presim një përgjigje. Duhet të presim për të mësuar nëse është pozitive”, theksoi presidenti i klubit katalanas. Nuk ka ende shifra por BBC raporton se oferta është rreth 40 milionë euro plus 5 bonuse ndërsa Barcelona hedh poshtë zërat që mendohet se kanë shoqëruar frikën e Bayernit për një falimentim të mundshëm të klubit brenda dy viteve.

“Nuk u besoj aspak këtyre zërave. Mendoj se janë informacionet që jep një mace, është një shaka. Nuk mendoj se kanë dalë nga klubi i Bayernit. Ne kemi bërë një ofertë dhe ata duhet të reagojnë”.

33-vjeçari ka bërë të ditur se historia e tij me Bayern Mynich është mbyllur tashmë dhe kërkon një skuadër të re pas 8 viteve me fanellën e bavarezëve. Në 252 ndeshje polaku ka shënuar 238 gola.