Chelsea kërkon t’i “rrëmbejë” mesfushorin e Barcelonës rivalëve të Man. United
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2022, 09:35
Pronari i ri i Chelsea-t, Todd Boehly udhëtoi drejt Barcelonës për një mision të veçantë dhe masiv që synon transferimin e De Jong në Londër edhe pse Manchester United po e josh prej shumë kohësh holandezin.
56 milionë pound ka ofruar Ten Hag për ish-lojtarin e Ajax dhe Boehly synon ta kalojë këtë shifër duke futur në lojë mbrojtësat Marcos Alonso e Azpilicuteta për të cilët Xavi ka shfaqur interes.
Boehly do të takohet me drejtuesit më të lartë të Barcelonës për të diskutuar detajet e mundshme të transferimit të mesfushorit në radhët e skuadrës së Thomas Tuchel edhe pse Manchester United ka marrë fjalën e 25-vjeçarit, i cili ka shprehur hapur dëshirën për të punuar me ish-trajnerin e tij.
