Blatter dhe Platini të pafajshëm. Gjykata hedh poshtë akuzat ndaj ish-drejtuesve të FIFA-s e UEFA-s

Michel Platini dhe Sepp Blatter fitojnë pafajësinë duke mbyllur një cikël të gjatë gjyqësor pas akuzave të ngritura për mashtrim.

Gjykata federale e Bellizona-s ka hedhur poshtë të gjitha akuzat në adresë të drejtuesve të lartë të UEFA-s dhe FIFA-s duke zhvlerësuar edhe pretencën e prokurorisë që kërkoi 1.8 muaj burg për francezin dhe zviceranin.

67-vjeçari Michel Platini, ish-president i UEFA-s u akuzua për përfitime të jashtëligjshme të të ardhurave të FIFA-s rreth 2 milionë franga zvicerane nga ana e ish-presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter.

Mbrpjtja dhe akuza arritën dakordësinë vetëm në një pikë duke u shprehur se Plattini ka bërë një punë të mirë në këshillimin e Blatter gjatë mandatit të këtij të fundit ën krye të FIFA-s në vitet 1998-2002, punë për të cilën Platini pretendon se është paguar me shumën në fjalë.  

Të dy janë mbrojtur duke thënë se marrëveshja ishte bërë me gojë dhe jo me një kontratë juridike, çka justifikon edhe faktin që paratë nuk kanë kaluar në llogari bankare ku bazohet edhe akuza e prokurorisë.

Reagimi i Michel Platini:

“Pas vendimit të Gjykatës së Bellinzonas dua të shpreh gjithë lumturinë time dhe të të gjithë njerëzve të mi të dashur pasi në fund të 7 viteve më në fund është bërë drejtësi që pason manipulimet dhe gënjeshtrat që janë thënë. 

E vërteta doli në dritë dhe e imja ka qenë një luftë kundër padrejtësive. Kam fituar ndeshjen e parë dhe në këtë rast ka fajtorë që nuk janë paraqitur në këtë proces. Nuk do të dorëzhem deri në fund, sa të dalë e gjithë e vërteta. Të kalosh nga një legjendë e futbollit botëror në një djall është shmë e vështirë dhe mbi të gjitha kur bëhet në mënyrë të padrejtë".

Akuzat e ngritura 6 vite më parë e detyruan Blatter të largihej nga drejtimi i FIFA-s pas 17 viteve, veprim që u pasua nga ai i Michel Platini në postin drejtues të UEFA-s. Në dalje të gjykatës Blatter u shpreh:

“Në jetëm time nuk jam fajtor, por në këtë rast po”.