Luftëtari Nadal i dorëzohet dhimbjes, tërhiqet nga turneu i Wimbledon

Vendim i dhimbshëm por i pritshëm. Rafa Nadal ngre “flamurin e bardhë” dhe tërhiqet nga turneu i Wimbledon ku ditën e nesërme do të luante gjysmëfinalen me australianin Nick Kyrgios që kualifikohet automatikisht në finalen e këtij sezoni.

Numri 2 i botës nuk ia doli mbanë të fitonte mbi dhimbjen që i shkakton dëmtimi në zonën e muskujve të barkut duke u tërhequr edhe pse një ditë më parë fitoi një betejë epike me amerikanin Fritz pas rreth 4 orëve lojë.

Vullneti i tij ishte të vazhdonte edhe pse me një dëmtim aspak për t’u nënvlerësuar por gjendja mund të përkeqësohej dhe në këtë mënyrë ai duhet të qëndrojë deri në 4 javë pushim absolut për të qenë i gatshëm për US Open që është edhe grand slam-i i funidt i sezonit.

Nadal ka triumfuar në dy të parët, Australian Open dhe Ronald Garros dhe tërheqja nga Wimbledon i lë rrugë të lirë rivalit të tij Novak Djokovic që ka mundësinë t’i afrohet me 21 trofe grand slam, vetëm një më pak se spanjolli që kryeson me 22.