Turi i Francës, dëmtim horror për italianin Oss, tifozi i thyen mjekrrën
Çiklisti italian Daniel Oss largohet nga Turi i Francës me pjesën e poshtme të fytyrës të të frakturuar. Ai është larguar pas etapës së pestë ku u përplas me një tifoz dhe theu mjekrrën.
Pamjet e momentit të përplasjes janë publikuar në internet pasi u kapën nga një celular ndërsa gjatë ditëve të para të garës më prestigjoze të planetit në çiklizëm janë regjistruar shumë incidente.
Etapa e pestë rezultoi fatale për disa episode të tjera duke kulmuar me incidentin horror të 35-vjeçarit italian ku një spektator u afrua aq shumë me çiklistin saqë i shkaktoi përplasjen e dhunshme.
Primoz Roglic është një tjetër çiklist që i ka dhënë lamtumirën këtij edicioni për shkak të një incidenti ku nxorri shpatullën, ndërsa edhe Michael Gogl e Jack Haig janë larguar.
