Meta dhe Berisha urojnë Kurban Bajramin: Mirësi dhe begati në çdo familje shqiptare!

Festën e Kurban Bajramit, besimtarëve myslimanë ua uroi edhe politika.

Kryeministri Edi Rama urimin e rastit e përcolli përmes Facebook nga ku ndau foto të faljes në Xhaminë e re të Ballies në Elbasan.

Socialistët u mjaftuan vetëm me këtë fjali pasi askush nga partia apo qeveria nuk kreu vizitë në Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Pas takimit me Kryetarin e këtij Komuniteti, Presidenti Ilir Meta kërkoi reflektim nga politika.

Ilir Meta: Politikanët sot të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që begatia, mirësia  në shoqerinë ton të shtohen dhe që familjet shqiptare të rriten këtu pranë familjeve të tyre.

Selinë e KMSH e vizitoi edhe Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim.

Për mediat nuk u ndal të mbante një fjalë.

Mesazhi ishte dhënë më herët në faqen zyrtare të ambasadës ku shkruhej se “Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata”

Nga Partia Demokratike të vetmit që shkuan në KMSH ishin Enkelejd Alibeaj dhe një grup i vogël deputetësh.

Enkelejd Alibeaj: Uroj dhe  një herë për të gjithë shqiptarët që me zemër të bardhë. Paçin një Kurban Bajram që tju japë atyre shpresë, mbarësi dhe respekt për njerëzit.  

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi theksoi vlerat e familjes dhe popullit shqiptar.

Monika Kryemadhi: Të gjejnë mundësinë dhe qetësinë shpirtërore për të ngritur më shumë vlerat e familjes shqiptare, vlerat e popullit shqiptar  sepse vetëm besimi në zot  na krijon mundësinë dhe hapësirat për të qenë vetvetja, për të mos pasur frikë nga e keqja por për ta sfiduar atë.

Urime për festën e Kurban Bajramit, Kryetarit të Komunitetit Mysliman Bujar Spahiut, i përcollën përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë si dhe drejtues të komuniteteve të tjera fetare.