Me 15 pako drogë çokollatë nga Tiranë drejt Tropojës, prangoset shoferi i autobusit

Finalizohet operacioni policor i koduar "Linja" ku është prangosur një 43-vjeçar me drogë të llojit çokollatë.

Droga po transportohej nga Tirana në drejtim të Tropojës, me autobus, ndërsa janë sekuestruar 15 pako me kanabis në formë çokollate

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Linja". Gjatë këtij operacioni, në Kurbin, shërbimet e Policisë kanë ndaluar autobusin, ku dyshohej se ishte lënda narkotike dhe pas kontrollit në pjesën e bagazheve, në këtë autobus, është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte 15 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e përpunuar si çokollatë, të cilat pas peshimit rezultuan rreth 3.1 kilogramë. Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shoferi i autobusit, shtetasi A. I. 43 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" – njofton policia.

Vijon puna hetimore nga ana e strukturave të Policisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Me 15 pako drogë çokollatë nga Tiranë drejt Tropojës,

Me 15 pako drogë çokollatë nga Tiranë drejt Tropojës,

Me 15 pako drogë çokollatë nga Tiranë drejt Tropojës,

Me 15 pako drogë çokollatë nga Tiranë drejt Tropojës,

Me 15 pako drogë çokollatë nga Tiranë drejt Tropojës,