Balla nga Fieri: Kurban Bajrami na kujton të gjithëve se duhet tu jemi pranë atyre në nevojë

Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka uruar festën e Kurban Bajramin nga Fieri.

Pas vizitës në xhaminë e qytetit, i shoqëruar nga zyrtarë të Fierit, Balla u shpreh se kjo është dita e solidaritetit ndaj shtresave në nevojë.

Ai tha se edhe vëmendja e qeverisë dhe PS-së shkon për të gjithë ata që janë më në vështirësi dhe që kanë nevojë për solidaritet.

Balla: Nga xhamia e Fierit dua të uroj të gjithë besimtarët gëzuar festën e Kurban Bajramit. Është një festë shumë e rëndësishme e besimit islam, simboli i të cilës është solidariteti me njerëzit që janë në nevojë.

Edhe vëmendja jonë shkon për të gjithë ata që janë më në vështirësi, kjo ditë na kujton se duhet të jemi më shumë të përgjegjshëm për t’iu gjendur më pranë njerëzit që kanë më shumë nevojë dhe kanë nevojë për solidaritet sociale. Këto janë vlerat për të cilët ne luftojmë do ditë, për të mbushur pritshmëritë e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Gëzuar të gjithëve!