Balla për Bajram: Protesta e opozitës qesharake, keqardhje që në krye të PD-së është një non grata
Nga Fieri kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka ironizuar protestën e 7 marsit të thirrur nga opozita.
Balla deklaroi se bëhet fjalë për 7-8 mijë veta që flasin për ndryshim kursi.
Balla: Historia e protestës u bë pak qesharake. Sepse e para nuk e kuptoj që një parti që mbledh 7-8 mijë veta në një shesh edhe thotë ‘ndryshimi i kursit’. Të kujt? Të tyre? Është puna e tyre. Është keqardhje e madhe që në krye të PD sot është një person non grata i shpallur nga SHBA.
Ndërkohë ai do të kishte një përgjigje për kolegun e tij demokrat Enkelejd Alibeaj.
Balla: Për Alibeajn e kam thënë unë, ai është me origjinë nga Mallakastra, kështu që unë nuk i komentoj fierakët. Sa herë ma përmend Saliu emrin, aq të mira paça.
Po ashtu Balla vlerësoi dhe procesin e përzgjedhjes së strukturave të degëve të PS-së në rrethe
Në përfundim kryetari i grupit parlamentar të PS-së uroi besimtarët muslimanë shqiptarë për festën e Kurban Bajramit.
