Asllani në versionin “aktor”. Prezantimi i veçantë i mesfushorit shqiptar (VIDEO)
“Unë jam Kristjani, unë jam Inter!”. Kështu mbyllet videoja e prezantimit të veçantë të Kristjan Asllanit, i cili vesh zyrtarisht ngjyrat zikaltër të skuadrës ku do të kalojë 5 sezonet e ardhshme.
Pak orë pas publikimit të klipit të Lukakut, nuk vonon as mesfushori kuqezi që po përjeton momente magjike në karrierën e tij, pasi një vit pas debutimit në Serie A me fanellën e Empolit, bashkohet me skuadrën e zemrës.
“Të lëvizësh gjithmonë. Të mos ndalesh kurrë! Nga një shtëpi në tjetrën, brenda dhe jashtë fushës. Gjithmonë! Pa asnjë pushim, për kilometra e kilometra. Me topin në këmbë dhe në kokë, vetëm kështu mund të ngjitem gjithmonë lart e më lart”.
Sempre in movimento.. ???????????? #WelcomeKristjan #ForzaInter pic.twitter.com/fjNL1ix5Ww
— Inter (@Inter) July 7, 2022
Ky është teksti i klipit të 19-vjeçarit shqiptar që u transferua në Itali 17 vite më parë me familjen e tij që u shpërngul nga zona e Elbasanit për të jetuar në vendin fqinjë.
