Shalqi për kanal, jo për treg/ Fermerët në Fier ankohen për mungesën e tregut
Dhjetëra hektarë tokë e mbjellë me shalqi në zonat e fierit duket se nuk do të sjellë asnjë fitim për fermerët. Ata ankohen përmungesën e tregut, ndërsa thonë se edhe vëmendja e qeverisë ka munguar.
Nga 8 dynym të mbjella ky fermer në Frakull të Fierit nuk ka shitur asnjë shalqi.
I gjithë prodhimi ka mbetur në tokë dhe ata thotë që do ta vjelin, këtë herë jo për ta shitur, por për ta hedhur në kanale.
"Ky është hedhur poshtë këtu," thotë një fermer.
Fermerët tregojnë se gjithcka kanë prodhuar me mund e shpenzime ju ka shkuar dëm. Gjatë githë kohës janë përballur me cmime të larta të imputeve, pesticideve e punimit të tokës ndërsa sot nuk kanë treg ku ta shesin.
"Të paktën të subvenciononin, të na japin lekët e fidanit. 4-5 milion lekë të shalqirit, lakra kushtontë me shumë. Punova dy sezone, as lakër as shalqi," thotë ai.
"Fermeri po nuk shiti një vit-dy, e sigurt vitin e tretë është i falimentuar," thotë një tjetër fermer.
Në këto kushte shumë fermerë i kanë braktisur serat e tyre.
Ndërsa ata që kanë mbetur në zonë thonë se serat e tyre do i shesin .
"Unë si mbjell më serat. Do ti vë në shitje, s'ka diskutim. Nuk merrem më me bujqësinë. Këtu s'ka garanci asgjë. Shteti nuk na ndihmon fare. Ai shikon hesapet e veta," tha ai.
Në të njëjtën situatë janë edhe shumë fërmerë të tjerë duke përfshirë edhe ata të luleshtrydhevë për të cilat kjo zonë njihet tashmë.
"Luleshtrydhja nuk u shit fare sivjet. Ky ka qenë viti më i keq i luleshtrydhes. I kam bërë ministres së bujqësisë dy-tre herë thirrje që të vijnë të interesohen për cmimet e luleshtrydhes," thotë një fermer.
Fermerët janë shprehur se askush nuk ka menduar për ta deri tani, ndërsa edhe vëmendja e qevërisë ka munguar.
